Ekspertët e bujqësisë në Komunën e Suharekës kanë dalë në teren për të inspektuar një serrë me sipërfaqe prej 5 arësh, e cila është montuar në fshatin Samadraxhë.
I pranishëm së bashku me ekspertët ishte edhe drejtori për Bujqësi, Xhevxhet Gashi, i cili tregoi se kjo është serra e parë nga 12 sosh sa do të montohen me ndihmën e Komunës.
“Kemi filluar punën me serra. Për këtë vit do të shpërndahen 12 të tilla”, tha Gashi, i cili u zotua se Komuna do të jetë gjithmonë afër bujqve punëtorë.