Fillon ndërtimi i një shkolle në Fushë Kosovë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar ndërtimi i shkollës së re në pjesën Fushë-Kosovë – Uglar, e cila do të ketë kapacitet për 1200 nxënës, përcjell Ekonomia Online.

“Kjo Shkollë do të ketë kapacitet për 1200 nxënës të cilët do të vijojnë mësimet nga pjesa e djathtë e qytetit në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë. Kjo shkollë do të jetë pjesë e shkollës “Mihal Grameno” e cila do ta zgjidhë shumë mirë vijueshmërinë e rregullt të nxënëseve si dhe do ta shkarkojë numrin e tyre në shkollën “Mihal Grameno””, thuhet në njoftim.

Planifikohet që punimet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa si projekt ndërtimi i kësaj shkolle tërësisht financohet nga buxheti i komunës së Fushë-Kosovës.

“Nga fakti se në mënyrë konstante është duke vazhduar rritja e numrit të nxënësve në qytet, komuna planifikon që edhe në vitin e ardhshëm të filloj me ndërtimin edhe të një shkolle tjetër me ç’rast përfundimisht do të zgjidhet njëherë e mirë ndërtimi i objekteve shkollore në qytetin e Fushë-Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme