Komuna e Rahovecit, ka filluar realizimin e projektit për pastrimin e hyrje daljeve të qytetit të Rahovecit, poashtu pastrimi do të bëhet edhe i rrugëve që përshkojnë edhe rrugët rajonale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Realizimi i këtij projekti, i cili ka të bëjë me pastrimin e hyrje daljeve të qytetit të Rahovecit është bërë i mundur në mes të dy drejtorive, asaj për Shërbime Publike dhe Drejtorisë për Punë Inspektuese dhe në bashkëpunim të plotë me kompaninë “Ambienti” si pjesë e kompanisë regjionale “Eko-Regjioni”.
Projekt si ky, Komuna e Rahovecit do të ketë në vazhdimësi.