Fillon projekti “Përfundimi i punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës”

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

K.R.U. Gjakova, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka filluar Projekti “Përfundimi i punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës”.

Postimi i plotë:

“Sot me datë: 25.10.2018, ka filluar Projekti: Përfundimi i punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Projekti do të implementohet nga: Grupi i Operatorëve Ekonomik: Kosovo Water and Energy Sh.p.k. & Joos Krasniqi – Bazë SH.P.K.

Projekti do të financohet nga: Qeveria e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Gjakovës dhe KRU Gjakova. Vlera financiare e projektit është: 2,173,820.84 €.

Uji do të jetë shumë cilësor sipas standardeve të kërkuara sipas IKSHPK, dhe do të përpunohet edhe nëpërmes filtrave të shpejtë.

Kapaciteti shfrytëzues i ujit për të gjitha fshatrat, llogaritet për të gjitha fshatrat të jetë: 40-50 l/sec, ndërsa ardhja minimale ka kapacitet prej 90-100 l/sec.

Pas rregullimit të kaptazhit dhe gypave shtytes nga bjeshka, punimet do të vazhdojnë nga fshati Batushë deri Vogovë, përfshirë edhe Lugun e Carragojes deri në Mehe.

Në fazen e pare, kanë qenë të përfshira 12 fshatra, ndërsa tani janë të përfshira mbi 28 fshatra.

Punimet priten të përfundojnë në fund të muajit Tetor 2019″.

Të ngjashme