Fillon protesta e kuksianëve në Morinë kundër masave të vendosura nga Qeveria

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar me tri doza kundër kosovanirusit, siç parasheh vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

Në fotografinë e publikuar nga Klan Kosova shihet se protestuesit janë mbledhur në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Morinë.

Në paralajmërimin për protestë, organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim heqjen e pengesës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Të ngjashme