Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”, raporton Ekonomia Online.
Osmani premtoi vëmendje meritore për bibliotekat dhe njoftoi se tashmë është në funksion biblioteka presidenciale “Dr Ibrahim Rugova”.
Osmani tha se kjo bibliotekë do të mbledhë dokumente zyrtare që dëshmojë shtetndërtimin e vendit.
“Ndihem e nderuar që jam këtu ku si studente kam kaluar shumë kohë. Ku është aktiviteti më i rëndësishëm bibliotekar në Kosovë. Kjo javë i jep zë sfidave të shumta për të përkrahur rritjen e kapaciteteve në shërbim të lexuesve”.
“Ne kemi nevojë ta bëjmë sa më të dukshëm rolin e bibliotekave. Kam poashtu nderin të kumtoj lajmin se nga sot nis punën biblioteka presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në bashkëpunim më ShBA-në. Kjo do të mbledh dokumente zyrtare të rëndësishme të shtetndërtimit. Do të edukoj e frymëzoj gjeneratat e ardhshme”.
“Nga kjo foltore ju ftoj të vizitoni sa më shumë bibliotekat për ta njohur më mirë vendin e kombin tonë e për të marr formim për veten tuaj. Do të kujdesem që bibliotekat të marrin vëmendjen e merituar”.
Kurse Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku tha se është prioritet shoqëror e institucional zhvillimi i librit.
“Këtu ekspozohet pasuria jonë kombëtare. Përgjatë skaj jave do të bëhen bashkë studiues, studentë shkrimtar e profesionist tjerë. Ne duhet të tentojmë që Biblioteka Kombëtare të afroj të gjithë fëmijë e të rritur në Prishtinë qytete tjera e fshatra”.
“Është prioritet i gjithmbarshëm shoqëror e institucional që të shtyjmë para zhvillimin e librit”, ka thënë ai.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku shprehi shqetësimin për rrezikun e humbjes së materiale të ndryshme audio-vizive që mbledhin nga audio-vizive privat.
“Java e Bibliotekës në Kosovë është veprimtari që mbështetet nga Ministria e Kulturës. Tema e javës është Kujtesa Kombëtare, koleksionet audio-vizuale dhe efemeret”.
“Shumica dërmuese e materialeve audio-vizve po mbetet pa u mbledhur, jemi në dijeni që ka dhjetëra audioi-vizive privat që mbledhin këngë e materiale që rrezikojmë t’i humbasim përgjithmonë”, është shprehur ai.