Fillon regjistrimi i bashkatdhetarëve në Kamenicë

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 15:22 | Nga

Edhe Komuna e Kamenicës i ka bërë përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve të vet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Me që rast është përgatitur një program i pasur me aktivitete të cilat do të zgjasin dy ditë.

Po ashtu, ka filluar edhe regjistrimi i qytetarëve në katër pika njëra në objektin e komunës në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, në tendën e vendosur në sheshin “Metush Krasniqi” si dhe dy pikat tjera në zyrat e Ofiqarisë: Hogosht dhe Muçivërc.

“Procesi i tillë i regjistrimit të qytetarëve tanë është i dobishëm edhe për Kosovës dhe për vet qytetarët, qëllimi i këtij regjistrimi është vërtetimi i numrit të saktë të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë shtetit të Kosovës, si edhe të dihet shtrirja gjeografike,struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor gjuhësor dhe arsimor, dhe të bëhet zbatimi i politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës nga institucionet e Republikës së Kosovë, andaj ftohën të gjithë qytetarët e komunës të cilët ende nuk janë regjistruar ta bëjnë atë sa më parë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme