Fillon repelimi i kafshëve kundër Etheve Hemorragjike

m | 18 Mar 2017 | 13:53 | Nga

Në fshatin Shkozë të Malishevës ka filluar fushata e repelimit të kafshëve. Bazuar në Planin Nacional të luftimit të sëmundjes së etheve hemorragjike (Krime Kongo), AUV ka marrë për sipër që të bëjë repelimin e kafshëve në të gjitha fermat blegtorale të zonës së shpallur si e rrezikuar nga kjo sëmundje. Kjo është një masë preventive e parandalimit të përhapjes se sëmundjes.

Hapjen e kësaj fushate e kanë bërë kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimor dhe Veterinarisë, Valdet Gjinoci së bashku me përfaqësuesit e organeve lokale.

Gjinoci tha se është viti i katërt i repelimit të kafshëve dhe nga ajo kohë ka rënë për 50 përqind numri i rasteve të pickimit te kafshët, raporton Ekonomia Online.

Fillimi i pranverës është faza kur rriqrat fillojnë të shumohen. Ndërsa kafshët janë vatra më e favorshme për shumim pasi që rriqrat ushqehen me gjakun e kafshëve. Andaj si masë preventive për të penguar shumimin e tyre është përcaktuar masa e repelimit si masë efektive në çrrënjosjen e tyre.

Fermat janë hapësirat ku njerëzit janë të predispozuar në kontakt me rriqrat. Për të evituar këtë me qëllim që të kemi sa më pak njerëz të infektuar nga pickimet jemi duke ndërmarrë të gjitha masat me kohë.

Nga ky proces të lumtur janë shprehur edhe banorët të cilët kanë shumë krerë bagëtish në fermat e tyre.

Ku proces sivjet do të zhvillohet edhe në Rahovec, Klinë e Suharekë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme