AUV-i ndan 420 mijë euro për identifikimin e qenve endacakë

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hapur tender për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar në territorin e Republikës së Kosovës.

Vlera e parashikuar për kontratë është 420 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja është paraparë të jetë 12 muaj.

“Faktorët të cilët do të merren parasysh gjatë ri-ekzaminimit janë kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktues sepse çmimi është i njëjtë për të gjitha komunat i caktuar”, thuhet në njoftim.

Kriter për dhënie të kontratës, është caktuar çmimi më i ulët.

Afati për dorëzimin e tenderëve për operatorët ekonomikë të interesuar të ofertojnë është shkurtuar dhe AUV-i tregon arsyet për këtë.

“Dorëzimi i ofertave shkurtohet për arsye si shkak i qenve me pronarë po ndodh që të rritet edhe numri i qenve endacakë kështu që si autoritet kontraktues jemi të detyruar që të shpallim këtë tender me afat të shkurtuar”, thuhet në njoftim.

Data 4 prill 2022 është edhe afati për pranimin e tenderëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme