Fillon restaurimi i Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar restaurimi i Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Kështu ka njoftuar Komuna e Skenderajt, ku edhe ka treguar se restaurimin përfshinë rregullimin e pllakave ku janë të gdhendur emrat e dëshmorëve dhe ngjyrosjen e tyre.

“Njoftohen familjet e dëshmorëve, të cilët kanë të varrosur familjarë të tyre të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare, të cilët pushojnë në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, se Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka filluar punën për restaurimin e pllakave ku janë të gdhendur emrat e dëshmorëve të kombit të cilët pushojnë në Marinë. Puna për restaurimin e pllakave përfshinë rregullimin e plotë të pllakave dhe ngjyrosjen e tyre, punë e cila do të vazhdojë për disa javë deri në rregullimin e plotë të tyre.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme