Ka filluar rrënimi i shtëpisë e cila e kishte bllokuar për disa vjet tranzitin e ri në Prizren.
Pamje nga rrënimi i këtij objekti kanë publikuar mediat lokale.
Rrënimi i kësaj shtëpie ishte bërë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për disa kandidatë.
Nga Mytaher Haskuka deri tek Zafir Berisha kishin premtuar për lirimin e kësaj rruge, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.
Lirimin e transitit, Lëvizja Vetëvendosje e kishte bërë temë edhe gjatë fushatës për zgjedhje lokale të vitit 2017. Mirëpo, pas ardhjes në pushtet nuk është se ia doli të gjente zgjidhje.
Ndërsa, kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, gjatës fushatës se zgjedhjeve lokale të vitit 2021, kishte premtuar se shtëpinë në fjalë do ta rrëzonte tërësisht.