Në orën 14:15 ka filluar seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes, hapat e mëtutjeshëm dhe çështjet e tjera.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte.