Fillon seanca për rastin e të miturës në Drenas, vetëm 46 deputetë në sallë dhe ministri Bytyqi

| 08 Shk 2019 | 12:51 | Nga

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 40 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativa në lidhje me rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, raporton Ekonomia Online.

Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 12:00 dhe u vonua për rreth një orë.

Në seancë janë të pranishëm vetëm 46 deputetë.

Opozita ka kërkuar që të pranishëm të jenë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Aktualisht në sallë është i pranishëm vetëm ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2066089903483292/

Të ngjashme