Fillon stërvitja ushtarake bazë për 316 rekrutë të rinj

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar stërvitja ushtarake bazë për rekrutë.

Komanda e Doktrinës dhe Stervitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërese e plan-programit 9 javor. Përgatitja për sherbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot! E ardhmja fillon këtu!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme