Ka filluar takimi në mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së, raporton EkonomiaOnline.
Takimi po mbahet në zyrat qendrore të LDK-së.
Vetëvendosje në këtë grup punues po përfaqësohet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, kurse LDK-ja ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Ky takim ishte paraparë të mbahej në orën 11:00.