Pas pritjes me ceremoni të lartë shtetërore, presidenti Hashim Thaçi dhe ai slloven, Borut Pahor, do të zhvillojnë takim për më shumë se katër dhjetë minuta, raporton Ekonomia Online.
Të dy presidentët më pas do të dalin në konferencë për media për të treguar se për çka diskutuan.
Sipas medieve sllovene temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE, sikurse edhe çështje të rëndësishme në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne. Presidenti slloven do të vizitojë edhe trupat sllovene në kuadër të KFOR-it.