Fillon zbatimi i masave preventive kundër rriqrave

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Organet komunale të Malishevës kanë bërë të ditur se kanë filluar zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), të cilat janë në përgjegjësi të pushtetit lokal. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Suharekës kanë pohuar se kjo komunë nuk është e rrezikuar si Malisheva dhe se dezinsketimi do të realizohet në kohën e duhur në disa fshatra të rrezikuara nga prania e rriqrave.

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, pasi që tashmë temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, ka theksuar se janë iniciuar veprimet, që janë obliguese për nivelin lokal, sikurse janë vazhdimi i fushatës së vetëdijesimit lidhur me EHKK, si dhe zhvillimi i procedurave për spërkatjen e zonave endemike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme