Fillon zbatimi i projektit për ndërtimin e largpërçuesit 220/110kv në Drenas

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 14:54 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me nënkryetarin Gani Sylaj, drejtorin e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronë, Milaim Hajdari, drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi, kanë pritur ne takim drejtorin e departamentit për Menaxhimin e Projekteve dhe Inxhinieri në KOSTT, Alban Imeri, ku janë dakorduar për fillimin e punimeve ne terren.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci është zotuar se ne realizimin e këtij projekti do të jetë bashkëpunues ne mënyrë që të mos krijohen pengesa gjatë realizimit të tij. Nga ana tjetër, drejtori Alban Imeri nga KOSTT-i, ka thënë se ky projekt do të përfundoj brenda këtij viti.

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët e zonave kadastrale në Krajkovë, Shtrubullovë dhe Drenas se procedurat e shpronësimit kanë përfunduar dhe për këtë do të njoftohen me kohë përmes KOSTT-it, ndaj kërkojmë nga ana e qytetarëve të këtyre zonave të shpronësimit, të jenë bashkëpunues dhe të mos pengojnë finalizimin e këtij projekti i cili do t’i ndihmoj Kosovës, veçanërisht Komunës së Drenasit ne rrjetin e energjisë elektrike.

Zonat që preken nga ky projekt për vendosjen e largpërçuesve janë shpallur zona me interes të veçantë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe për sqarime shtesë të drejtohen në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë ne Komunën e Drenasit.

Ndryshe, largpërçuesi do të jetë 220/110kv i cili kap vlerën mbi 7.4 milion euro dhe vlerësohet se është më i madhi projekt i realizuar ne Komunën e Drenasit. Projekti financohet nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH) dhe është loto e 3-të e largpërçuesit të ri 220/110kv deri në kyçje ekzistuese në fshatin Krajkovë.

Qendra transformatorike është ndërtuar me tipin GIS (tipi më i ri i qendrave transformatorike) me dy transformatorë te fuqisë 220kv/110kv ne gjatësi prej 4 kilometra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme