Filmi “Nëntor i Ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në San Sebastian

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 11:57 | Nga

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës “Nëntor i Ftohtë” do të mbahet në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, ku do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtar në Seksionin e Regjisorëve të Ri.

“Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, u shpreh drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

“Secili njeri, pa marr parasysh rolin dhe ndikimin e ti në shoqëri, ka nje rrëfim për ta thënë.
Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen po aq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë”, është një nga këto rrëfime që nuk do duhej të thuhej! Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme