Filozofi britanik propozon një tjetër referendum për Brexit

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Filozofi britanik, Anthony Clifford Grayling, ka thënë se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur problemin e përçarjes së brendshme rreth çështjes Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, është zhvillimi i një referendumi të dytë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare Euronews, profesori ka pranuar se nuk ka pasur ndonjë mik i cili ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Filozofi britanik ka bërë një punë të palodhshme duke i bindur njerëzit brenda Mbretërisë së Bashkuar që të dalin dhe të protestojnë në Londër kundër Brexit, më 20 tetor të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme