Sot është finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll ku klubi i Suharekës, “Golden Eagle Ylli” do të ndeshet me klubin basketbollistik “Pejën”.
Me këtë rast, Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka e cila merret me prodhimin e pijeve të frutave “Relax” dhe pijes energjike “Golden Eagle”, uron që klubi i qytetit të Suharekës të vazhdojë rrugën e fitoreve.
Ky është postimi i plotë:
Sot është dita e finales së madhe e kupës së Kosovës në Basketboll ku klubi i qytetit tonë Golden Eagle Ylli ndeshet me klubin mik Pejën. Është kënaqësi dhe emocion i madhë që përkrahja dhe investimi i vazhdueshëm në sport e kulturë sepse ja kemi obligim shumë brezave të kaluar dhe të ardhmes tonë rinisë së merkullueshme.
Uroj që sot klubi ynë i qytetit Ylli të vazhdoj rrugën e fitoreve që e kanë përcjellur komplet vitin 2020 si në kampionat po ashtu edhe në final 8 dhe të fitoj kupën e Kosovës.
Suksese KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, le të fitoj basketbolli dhe sporti në përgjithësi.