Fondacioni Golden Eagle ndan 1000 euro për shërim të 18 vjeçares, Melisa Bytyçi

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni Shaqir Palushi nga Suhareka, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 1000 euro për shërim të vajzës 18 vjeçare, Melisa Bytyçi.

Në njoftim thuhet se Melisa, në janar të këtij viti ka rënë nga kati i pestë, ku si pasojë tani ka thyerje e probleme shumë të rënda në trup.

Asaj po i duhet trajtim urgjent jashtë vendit.

Edhe prindërit e Melisës, Ganimete Bytyçi dhe Safet Bytyçi bëjnë thirrje që të ndihmoj me aq sa mundet kush do që ka mundësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme