Fondacioni Golden Eagle ka mbledhur 131,713 euro të cilat i ndau për bamirësi

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex, gjatë vitit 2020 kanë lansuar fushatën “1 cent për bamirësi” ku për çdo produkt të shitur Relax janë ndarë nga 1 cent dhe brenda vitit janë tubuar mjete me vlerë prej 131,713 euro.

Me këto mjete janë ndihmuar me qindra familje dhe persona në nevojë, janë ndërtuar shtëpi, janë ndarë mjete për shërim të disa personave, janë ndarë me qindra pako ushqimore dhe janë përkrahur me mjete mbrojtëse stafi mjekësor në shumë qendra mjekësore dhe spitale të Kosovës.

Fondacioni Golden Eagle dhe Frutex do të vazhdojnë edhe këtë vit me fushatën “1 cent për bamirësi”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme