Fondacioni “Golden Eagle” dhuron banesë për një person me nevoja të veçanta

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni “Golden Eagle” i ka bërë dorëzimin e çelësave të banesës Agim Pajaziti apo ndryshe i njohur si MC Gima.

Dhurimi i kësaj banese e ka gëzuar shumë Agimin , i cili nuk rresht së falenderuari Fondacionin “Golden Eagle”.

Nga menaxhmenti i fondacionit “Golden Eagle”, për të dorëzuar çelësat e banesës ishte Lendrit Palushi, i cili tha se kjo është vazhdimësia e zotimit të cilin e kanë bërë si fondacion.

Fondacioni Golden Eagle po vazhdon me aktivitetin e tij humanitar që të përmirësojë sa më shumë mirëqenien e familjeve në nevojë.

Poashtu, ky nuk do të jetë aktiviteti i fundit pasi që për të përmbyllur vitin 2021 do të dhurohen edhe dhurata për festat e fundvitit e ku përfitues si  çdo vit do të jenë organizatat sikurse Down Sindrome, HandiKos dhe shumë të tjera.

Ky fondacion financohet nga kompania Frutex e cila prodhon produktet  “Golden Eagle“ , “Relax “ dhe “Natural100%”  dhe deri sot ka dhuruar shumë shtëpi në Kosovë dhe Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme