Financat do të lënë pa punë mjekët specialist në Maqedoni

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Deri në fund të dhjetorit qindra mjekë specializantë me participim privat do të mbeten pa punë. Kjo për shkak se do të përfundojnë specializimin në klinikat shtetërore prej ku edhe paguhen rreth 150 euro nën pagën mesatare, për punën që bëjnë. Ata nuk e kanë statusin e të punësuarit në klinika dhe nga ato pak para që marrin iu ndalet tatimi personal për 10%.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se janë duke zhvilluar bisedime intensive me Ministrinë e Financave për tu dhënë pëlqimin e pagave, për ti punësuar në spitalet rajonale ku ka mungesë të dukshme të specialistëve të ndryshëm, përndryshe do ti humbasin si kuadro të kualifikuar. Ai tha se po nuk futën në sistem menjëherë, shumica do të ikin jashtë shtetit.

“Specializantët privat, që marrin rreth 30 mijë denarë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ishin të kyçur në kohën e kovidit në detyrë, duam që edhe këta ti punësojmë që të nesër mos të kemi migrim të mjekëve duke i punësuar në vendet e tyre të banimit, në spitalet rajonale ku kemi deficit. Dikush duhet të kryer 5-6 vjet specializim dhe në fund të lëshohet kot të shkoj në Perëndim, duke thënë lamtumirë se nuk kemi asnjë detyrim ndaj shtetit”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Nga Shoqata e mjekëve specializantë privat ngrenë alarmin që vet pushteti për po i lë doktorët e gatshëm specialistë, kuadër deficitar në vend, që të ikin jashtë shtetit me diplomat të çmuara.

Udhëheqësja e kësaj shoqate Aleksandra Georgieva, e cila edhe vetë është para specializimit, tha se këta doktorë të ri do të paguhen nga Fondi sigurimeve shëndetësor por ka një mos rregullimi ligjorë për këtë.

Të ngjashme