Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka dhuruar një “pako të amësisë” për foshnjën e parë që lind më 17 shkurt.
Stjernvall tha se “Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjës finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë.
Ambasadorja e Finladës gjithashtu gjatë vizitës që i bëri nënës uroj Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Avdullahu falenderoi ambasadoren dhe tha se ministria është e përkushtuar që t’i plotësoj kushtet për të vegjëlit.
I kënaqur me vizitën ishte edhe drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci i cili tha se kjo vizitë dëshmon edhe njëherë vazhdimësinë e ndihmës finlandeze.
Foshnja e parë e lindur më 17 shkurt 2018 është e gjinisë femërore dhe ka ardhur në jetë në ora 03:40.