Finlanda i ka ofruar Ukrainës paketën e re të ndihmës ushtarake.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar homologun e tij finlandez për këtë ndihmë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se kjo paketë e ndihmës është me vlerë prej 100 milionë euro, duke e çuar totalin e ndihmës ushtarake të ofruar nga Finlanda në 1.5 miliardë euro.
“Kjo mbështetje forcon jo vetëm Ukrainën, por edhe sigurinë e Finlandës dhe pjesës tjetër të Evropës”, ka thënë Zelensky në një deklaratë në mediat sociale.