Fiorentina i është bashkuar garës me Milanin dhe Evertonin për të siguruar firmën e Thiago Silvas, të cilit i përfundoi kontrata me PSG-në.
Sipas “Football Italia”, Fiorentina ia ka prezantuar Silvas kushtet për kontratë.
Si Franck Ribery verën e kaluar, Thiago Silva është i lirë dhe do të jetë 36-vjeçar në shtator. Besohet se Evertoni udhëheq garën për mbrojtësin e famshëm brazilian. Kjo do të nënkuptonte bashkimin e Silvas me trajnerin Carlo Ancelotti me të cilin ka punuar te Milani.
Kthimi në San Siro po ashtu është opsion për Silvan. Ai ka luajtur për Milanin prej vitit 2009 deri në vitin 2012.
Por Fiorentina mund të prishë planet e Evertonit dhe Milanit, ndërsa do të bëjë të paqartë garën për të. Mediat italiane kanë raportuar se Silva është shumë i hapur për mundësinë e kalimit te Fiorentina.