Fiorentina ka zyrtarizuar Vincenzo Montellan si trajner për herë të dytë.
Në një njoftim të Fiorentinës konfirmohet se Montella ka nënshkruar kontratë deri më 2021.
44-vjeçari ka qenë trajner i Fiorentinës në periudhën mes viteve 2012-2015, duke e udhëhequr këtë skuadër drejt pozitës së katërt në tri sezonet.
Ai zëvendëson Stefano Piolin të larguar të martën.
Ndeshja e parë e Montellas pas rikthimit te Fiorentina është të dielën ndaj Bolognas.