Fiorentina ka nënshkruar me sulmuesin problematik që u dënua me burg për gjuajtje armë dhe rrahje

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Aleksandr Kokorin në vitet e fundit ka qenë më shumë lajm për skandale se sa për çështjet sportive.

Kur ishte te Zeniti, ai dhe bashkatdhetari i tij Pavel Mamaev u dënuan me një vit e gjysmë burg për “huliganizëm dhe sulm” në tetor 2018.

Kokorin, në veçanti, u akuzua se kishte goditur me karrige Denis Pak, një zyrtar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

Sidoqoftë, lojtari që shpesh herë postonte video duke gjuajtur me armë, ishte lanë në lirim me kusht në shtator 2019.

Nga ai skandal, Zeniti e huazoi te Sochi – ku shënoi shtatë gola në 10 ndeshje, ku pastaj si lojtar i lirë u bashkua me Spartak Moskën.

Me vetëm dy gola dhe dy asistime, ai tashmë ka bindur Fiorentinën që të nënshkruajë me të.

“Unë jam praktikisht një lojtar i Fiorentinës tani. E vetmja gjë që mungon është ekzaminimi mjekësor”, ka thënë ai.

Edhe klubi i Spartak Moskës, e ka pranuar që ka marrëveshje mes klubeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme