Fiorentina shokohet nga paga e kërkuar nga Thiago Silva

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Fiorentina thuhet se ka ndërmarrë një hap prapa në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me Thiago Silvan pasi mësoi kërkesat e tij për pagë.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Fiorentina ka qenë e etur të negociojë me qendërmbrojtësin brazilian dhe të krijojë kontakte me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, i cili është afër skadimit të kontratës.

Ish-ylli i Milanit u përmend për herë të parë në lidhjet me Violan nga Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport përcjelli sot (e premte) me më shumë zbulime.


Leonardo konfirmon largimin e Cavanit dhe Silvas në fund të sezonit
Leonardo konfirmon largimin e Cavanit dhe Silvas në fund të sezonit
Raporti pretendon se Silva kërkon 10 milionë euro neto në vit dhe është shumë e pamundur që Presidenti Rocco Commisso të mund të garojë për nënshkrimin e tij.

Drejtorët kanë propozuar të kthehen për bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Thiago Silva në mes të gushtit, duke shpresuar se ai është ende në kërkim të zgjidhjes së duhur.

Gazeta shkruan se Fiorentina mund të jetë e gatshme të paguaj 5.5 milionë euro për nënshkrimin e tij, gati gjysma e asaj që ai ka kërkuar.

Të ngjashme