Fiorentina synon kthimin e ditëve të lavdishme me pronar të ri

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Nëse është një skuadër në Serie A këtë stinor që duhet përcjellë vërtet dhe që duhet shijuar, atëherë është e vështirë të shikohet përtej Fiorentinës.

Bëhet fjalë për skuadrën që disi arriti të evitojë rënien në Serie B stinorin e kaluar dhe më pas u përkujdes për një verë spektakolare, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Erdhi një pronar i ri, një miliarder, që ishte i lumtur të tregojë para tifozëve projektin e tij të madh të ri te Fiorentina. Më pas erdhën lojtarë të rinj, përfshirë legjendarin Franck Ribery dhe së fundi talentin e Liverpoolit, Bobby Duncan. Dhe klubi arriti të mbajë edhe talentin e madh Federico Chiesa. Kështu që Fiorentina nuk ka kaluar javë të këqija së fundi.

Fiorentina me pronar të ri po synon kthimin e ditëve të lavdishme

Para se të flitet se sa i madh mund të jetë ky stinor për Fiorentinën – ndonëse ka nisur me dy humbje rresht – duhet shikuar stinori i kaluar se sa dëshpërues ishte.

Fiorentina e mbylli edicionin me një seri prej 14 ndeshjeve pa fitore dhe shënoi vetëm një herë në shtatë ndeshjet e fundit. Ishin protestat e tifozëve ndaj pronarëve të klubit që rezultuan kyç në muajt e verës.

U bë një frymë helmuese mes tifozëve dhe Diego e Andre Della Valles, vëllezërit që kishin qenë pronarë të klubit që nga viti 2002.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme