Ekonomia Online
FUNDIT

FIQ mbështet vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë

FIQ mbështet vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin Link Campus nga Italia, lansoi projektin ATAR 2 që synon të mbështesë vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë. Projekti synon të rrisë punësimin e të rinjve të papunë dhe përfituesve të rinj të ndihmës sociale, duke i fuqizuar ata për të zbatuar idetë e tyre të […]

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Universitetin
Link Campus nga Italia, lansoi projektin ATAR 2 që synon të mbështesë
vetëpunësimin dhe ndërmarrësinë për të rinjtë.

Projekti synon të rrisë punësimin e të rinjve të papunë dhe
përfituesve të rinj të ndihmës sociale, duke i fuqizuar ata për të
zbatuar idetë e tyre të biznesit në fushën e bujqësisë dhe
teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Projekti do t’iu mundësojë 100 ndërmarrësve të rinj të përfitojnë nga
programi i trajnimit, bashkëpunimi me pjesëmarrësit e tjerë për idetë
e tyre të biznesit, si dhe mentorim nga ekspertë të biznesit vendor
dhe ndërkombëtar. Si rezultat i programit, 20 idetë më të mira do të
marrin fonde në vlerë prej 8,000 euro dhe mentorim të mëtutjeshëm për
të realizuar në praktik idetë e tyre të biznesit.

Ky projekt është krijuar specifikisht për të përfituar të rinjtë e
papunë dhe përfituesit e rinj të ndihmës sociale. Mosha e aplikantëve
duhet të jetë midis 18 dhe 29 vjet.

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në:
https://www.fiq-fci.org/en/atar-2/, i cili do të jetë i hapur deri më
20 nëntor në orën 24:00.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga
zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga Forumi për
Iniciativa Qytetare dhe Link Campus University.

Të ngjashme