FIQ pastron liqenin e Vërmicës

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 13:09 | Nga

Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) ka ndërrmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në liqenine Verrmicës.

Këtij aksioni i janë bashkuar aktivistë të ndryshëm dhe disa studentë, derisa të gjitha mbulimet financiare i kanë bërë me donatorë të ndryshëm nga Kosova dhe diaspora, transmeton Klan Kosova.

Numri i vullnetarëve nuk ishte shumë i madh, ndërkaq organizatorët treguan se në këtë vend kanë hasur në mbeturina të llojeve të ndryshme si: qese plastike dhe materiale ndërtimore.

Në këtë aktivitet kishte paralajmëruar pjesëmarrjen edhe ministrja e ambientit, Albena Reshitaj, por ajo nuk kishte ardhur.

Askush nga organet kompetente nuk iu ka ndihmuar në këtë iniciative, madje as nga komuna.

Vullnetarët arritën që të grumbullojnë një kamion me mbeturinat e larguara nga kjo pjesë.

Mesazhi i tyre ishte se mos të hidhen mbeturina në hapësira gjelbëruese pasi që në këtël iqen po dëmtohen rëndë edhe peshqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme