Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIDES 2022”, për të nderuar kontributin filantropik të bizneseve dhe personaliteteve në Kosovë dhe diasporë, raporton Ekonomia Online.
Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e FIQ, tha se ky forum që 13 vite është duke e promovuar filantropinë në Kosovë.
Sipas saj ky promovim i filantropisë është bërë për ti identifikuar dhe falënderuar individët dhe korporata që kontribuojnë në sektor të ndishem të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, si dhe promovimin e filantropisë si një koncept mekanizëm që i vjen në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës.
“Ne për 13 vite e promovojmë filantropinë në Kosovë dhe ka një arsye të rëndësishme pse e bëjmë këtë. E para është se ne e promovojmë filantropinë si një sistem vlerash ku punojmë fortë për ti identifikuar dhe falënderuar të gjithë ata individ dhe korporata që kontribuojnë në sektor të ndishem të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. E dyta e promovojmë filantropinë si një koncept mekanizëm që i vjen në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë të Kosovës duke i mbuluar ato hendeqe qe institucionet dështojnë që ti bëjnë. Pika tjetër më e rëndësishëm është pikërisht ndërtimi i këtyre vlerave” tha ajo.
Haki Abazi, ideatori i platformës FIDES, tha se filantropia është ideja e humanizmit dhe se gjithmonë kur janë bërë thirrje për ndihmë ata ju kanë ndihmuar.
“Unë kur kam filluar të gërmoj apo gjurmoj idenë e filantropisë në çdo shtëpi apo lagje të Ballkanit kam gjetur një veprimtari e një akti filantropik të njerëzve qoftë ato të fshatit në një shkollë diku në radhë të parë që është e suksesshme apo tani në kohën moderne kur njerëzit nga pasuria e tyre që ndajnë për të mësuar eliminimin e një vendimi të vështirë mos të them të tmerrshëm nëpër të cilin ne jemi ballafaquar. Kjo është filantropia idenë e humanizmit e kemi pasur gjithmonë dhe përherë që bëmë thirrje për ti ndihmuar dikujt, ju kemi dalë në ndihmë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.
Në këtë ceremoni çmimi për kontribut korporativ, i’u nda librarisë “Dukagjini” . Çmimi FIDES për kontribut individual, i’u dha aktores Edita Doli. Çmimi FIDES për arritje shkencore në fushën e energjisë së gjelbër dhe inovacion i’u dha Alberina Gashit dhe çmimi FIDES për kontribut nga diaspora, i’u dha doktoreshës, Fatime Imeri Berisha.