Fiqtë të mirë për organizmin, por mos e teproni

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Fiqtë janë ndër frutat më të veçanta dhe të preferuara të verës.

Gjenden shumë pak në treg vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine.

Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë.

Megjithëse në dukje kjo nuk duket si një zgjedhje e keqe, pasi fiku është i pasur në vitamina dhe minerale, konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë disa komplikime në organizëm.

Më poshtë, EO ju sjell të listuara të gjitha efektet negative që mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i tyre.

Efektet në stomak

Fiqtë janë një burim i mirë fibrash dhe rekomandohen për të zgjidhur shumë probleme në organizëm.

Duke filluar që nga konstipacioni deri tek mbipesha.

Gjithësesi pavarsisht të mirave që i dhurojnë organizmit, frutat e ëmbla të verës mund të jenë agresivë ndaj stomakut tuaj.

Kjo ndodh pikërisht sepse përmbajnë shumë fibra, të cilat interferojnë në mirëfunskionimin e organizmit.

Duke ju shaktuar ndjesi rëndëse dhe dhimbje të stomakut.

Nëse ndjeni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë fiq, mjafton të pini disa gota me ujë të ftohtë për t’a qetësuar atë.

Shkakton fryrje

Dhimbja e stomakut nuk është i vetmi problem që shkakton konsumimi i tepërt i fiqve.

Ky frut mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të sistemit tretës, siç janë fryrjet e barkut apo gazrat.

Mënyra më ë mirë për të shpëtur nga ky problem është të konsumoni një sasi të limituar fiqsh deri në 2-3 në ditë.

Gjithnjë mos harroni të pini shumë ujë të ftohtë, në mënyrë që të qetësoni çdo efekt që ato mund t’ju japin.

Efektet në lëkurë

Fiqtë janë një ndër frutat më të mira për të kuruar shumë sëmundje kronike të lëkurës.

Kjo pasi përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh të cilët frenojnë radikalet e lira.

Për rrjedhojë mbajnë rininë dhe shëndetin e lëkurës për vite me rradhë.

Gjithësesi konsumimi i tepërt i tyre mund t’a bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme, e sidomos ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultra violet.

Duke e bërë lëkurën më të ndjeshme dhe më delikate ndaj diellit, ajo do të ketë tendencën të rrudhet, njolloset dhe plaket më shpejt.

Prandaj nëse konsumoni shumë fiq kujdesuni të mbroni sa më shumë nga dielli lëkurën tuaj.

Dëmton sistemin tretës dhe mëlçinë

Një ndër efektet më madhore anësore të fiqve nis nga sistemi tretës.

Kjo pasi duke qënë të pasur me kokrriza të vogla në brendësi të tyre, janë të vështirë për t’u tretur dhe larguar nga trupi.

Këto fara mund të jenë të dëmshme edhe për mëlçinë nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Ndikimi në kocka

Konsumimi i tepërt i fiqve ka një ndikim negative edhe në kocka për shkak të okslataeve që janë prezente në këtë frut.

Oksalatet janë një lloj kripe që redukton kalciumi në trup, duke dobësuar kështu edhe kockat.

Fiqtë nuk rekomandohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga sëmundje të kockave si osteoartriti, apo artriti.

Gjithashtu fiqtë janë të dëmshëm për personat që vuajnë nga veshkat, gratë shtatëzanë apo lehonat.

Për shkak të disa mineraleve që përmbajnë të cilat mund të kthehen në një problem për organizmin.

Megjithëse çdo organizëm regaon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme, mundohuni të mos e teproni me sasinë e fiqve që do të konsumoni këtë verë.

Të ngjashme