Një firmë kineze e vaksinimit është gjobitur me 1.3 miliardë dollarë pasi u zbulua se kishte prodhuar ilegalisht vaksinën kundër tërbimit për njerëzit.
Changchun Changsheng kishte përzier lëngje të ndryshme vaksinash dhe përdorën lëngun e skaduar për të prodhuar vaksinën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Kompania gjithashtu ka falsifikuar të dhënat mbi prodhimin e vaksinës.
Licenca e prodhimit farmaceutik të Changchun Changsheng gjithashtu është revokuar dhe vaksinat e prodhuara ilegalisht janë konfiskuar.
Disa nga drejtuesit e kompanisë mund të përballen edhe me akuza penale.
Më parë në korrik, u zbulua se Changchun Changsheng kishte falsifikuar të dhënat e prodhimit për vaksinën e saj të tërbimit.
Kompania u urdhërua më pas që të ndalonte prodhimin e vaksinave.
Incidenti gjithashtu bëri që Kryeministri kinez Li Keqiang të urdhëronte një goditje ndaj industrisë së vaksinave, duke thënë se incidenti kishte kaluar “vijën morale”.