Një firmë holandeze ka krijuar një test të ri për koronavirus që mund të jep rezultate për vetëm 15 minuta.
Testi i gjakut i Sensitest, i prodhuar në Kinë, zbulon antitrupa që sinjalizojnë se trupi po lufton kundër infeksionit vdekjeprurës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Megjithëse nuk është në gjendje të vërejë virusin në fazat e hershme të tij, testi mund të zbulojë nëse pacienti e ka mposhtur virusin pa shfaqur simptoma.
Kompania tha se është e hapur për të negociuar një marrëveshje me qeveritë për t’i furnizuar me teste.
Drejtori i Përgjithshëm Robert Das tha se një mjet i shpejtë diagnostikues si ky është i nevojshëm për të frenuar pandeminë globale.
Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në më shumë se 400,000.