“Firmino sulmuesi më i mirë në botë, Alisson portieri më i mirë”

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit brazilian, Kaka, ka folur në lidhje me suksesin e Liverpoolit dhe lojtarët brazilianë që janë në skuadrën kryesuese të kampionatit anglez.

Ai e shijon përformancën e tyre dhe beson se do të jenë po aq të suksesshëm dhe me kombëtaren e Brazilit.

“Liverpooli po bën një sezon fantastik. Më pëlqen shumë, pasi janë në formë dhe luajnë mjaft mirë. Një futboll i bukur për t’u parë me ndryshime të shumta pozicionesh dhe skemash. Klopp nga krahu tjetër është shumë trajner i mirë, ai nuk ka frikë nga zëvendësimet dhe deri tani i kanë dalë mirë.

“Brazilianët e Liverpoolit kanë bërë mjaft mirë deri më tani, jam krenar që Alisson, Fabinho dhe Firmnho po paraqiten kaq mirë. Alisson është portieri më i mirë në botë, Fabinho ndër mesfushorët më të mirë dhe Firminho sulmuesi më i mirë. Mendoj se ai me Suarezin janë më të mirët momentalisht”.   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme