“First Man” me dramën e aterrimit në Hënë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 19:27 | Nga

Damien Chazelle godet në shenjë me historinë dramatike konservatore për Neil Armstrongun, i portretizuar nga Ryan Gosling, dhe i përshtatur nga skenaristi Josh Singer bazuar në biografinë e shkruar nga James R. Hansen.

Si njeriu i parë në Hënë dhe një mishërim i gjallë i shekullit amerikan, Armstrong ka qenë Adami amerikan, pa Evën, pa rënie; një eksplorues i cili gjeti Edenin e tij, u kthye, u tërhoq në mënyrë enigmatike nga jeta publike dhe jetoi për të parë që ShBA-ja dhe bota humbën interesin për udhëtim në hapësirë. Ashtu si “Concorde”, ishte një lloj futurizmi që u bë pjesë e së kaluarës.

Një film me më shumë pyetje apo nuanca mund ta kishte vendosur momentin e aterrimit në Hënë diku nga mesi i filmit dhe më pas të fokusohej në natyrën e gjatë, misterioze dhe anti-klimatike të jetës së Armstrongut në tokë.

Chazelle – kuptohet – aterrimin në Hënë e vë si moment kulmor dhe të lavdishëm në film. Është film me plot vrull dhe ngazëllim: ka dëshirë të zjarrtë që t’i dalë hak kësaj aventure ekzistencialiste dhe eksperiencës së vështrimit të tokës nga një planet tjetër. Është një pamje e shkëlqyeshme e Armstrongut që shikon poshtë, i tronditur nga shenja e parë e çizmes së tij në pluhurin e Hënës, duke e kuptuar se çka nënkupton ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme