Fischer: Evropa në rënie, ka nevojë për ushtrinë e vet

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendës Kancelari gjerman dhe Ministri i Jashtëm, Joshka Fischer ka thënë në një instervistë se Evropa do të ketë nevojë për forcën e saj ushtarake, nën udhëheqjen e forcave gjermane ose franceze, në rast se do të përballet me realitetin e saj aktual gjeopolitik.

Fischer, një lider i Partisë së Gjelbër, i cili ishte ministër i Jashtëm në periudhën 1995-2005, thotë se nuk mund të ketë forcë ushtarake të centralizuar evropiane pa Gjermaninë.

“Ne do të duhet të krijojmë një ushtri, shikoni situatën tonë gjeopolitike. Europa nuk do të jetë më në gjendje të mbështetet vetëm në SHBA pa zhvilluar peshën e vet dhe kjo është e mundur vetëm me Gjermaninë dhe Francën dhe nën udhëheqjen franceze”, u shpreh Fischer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme