Fisnik Ismaili e këshillon Dimal Bashën: Mos i fut duart në zjarr për askënd në VV

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV, Dimal Basha, ka shkruar me mëngjes në lidhje me një deklaratë të një deputeti të PDK.

Basha thotë se i ka rënë në sy një deklaratë, siç thotë ai interesante, e një deputeti të PDK-së, ish drejtor policisë, ku thotë se “Ajo [ministrja Hajdari] do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale…Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari…”

“Si ka mundësi se një deputet i PDK-së pe di kur ka m’u intervistu dhe kur paska m’u arrestu ministrja nga Prokurori Special? Si po e di ky komplet axhendën e Prokurorit të nderum qytetarë, sepse as unë e as ju nuk e dini, vetëm ky po i di krejt rrjedhat se çka do të ndodh???!!! Në cilat shtete demokratike politikani e di komplet se cilat janë veprimet dhe përfundimet e punës së një Prokurori?”, shkruan Basha në Facebook.

E në këtë postim të Bashës në Facebook ka komentuar ish-deputeti i VV, Fisnik Ismaili.

“Mu po m’habitë që edhe mbas gati një mandati në pushtet, po thirreni në keqmenaxhim të qeverive të kalueme. Moti u ba bozë ky diskurs, moooo”, ka shkruar ndër të tjera Ismaili në postimin e Bashës.

Ismaili i ka dhënë edhe këshilla Bashës.

“Tybe mue m’kujtohet qysh u rrehke gjyksi qaty mrena tuj thanë se çkapet shteti për 3 muej. 3 vjet po bahen, unë veç ri-kapje po shoh.

Edhe, kështu si dost po ta jap një këshillë, meqë je kyçë në Lëvizje shumë ma vonë: mos i fut duert në zjerrm për kurrkon, se mandej kur të del ai person kapuç me mangë, gazep ke me e pasë me i gjetë e fshi postimet ku ke thurrë lavde për ta”, shkruan ai.

Image

Të ngjashme