Fisnik Ismaili lë PSD-në dhe politikën, nuk i fiton as votat për deputet

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, përfundimisht është larguar nga skena politike.

Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate edhe zyrtarisht është larguar nga politika.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vet Ismaili.

“U kry ajo punë unë nuk merrem ma me politikë”, ka thënë Ismaili.

I pyetur se a ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit, Ismaili ka thënë se nuk është interesuar që të di se sa vota i ka marrë.

“Jo me sa e di unë jo dhe nuk kam këqyr e as nuk jam interesuar”, ka thënë Ismaili. 

Të ngjashme