Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Lipjan, Fitim Selimi, e ka braktisur këtë subjekt.
Selimi, i cili më herët ka qenë pjesë e PDK-së, pritet të kthehet në partinë që udhëhiqet nga Kadri Veseli.
I kontaktuar nga Ulpianapress, kryetari i deritanishëm i AAK-së në Lipjan, Fitim Selimi, vetëm e ka konfirmuar largimin e tij nga AAK-ja, ndërkohë që nuk e ka mohuar, e as pohuar kalimin e tij në PDK.
“Sot nuk kam çka te them, përveç që më nuk jam pjesë e AAK-së”, ka thënë Selimi.
Sipas burimeve të portalit Ulpianapress, Selimit pritet t’i bashkëngjiten shumicën e anëtarëve të Kryesisë së Degës së Aleancës.