Një muaj para se të përfundonte dënimin, Fredi Beleri ka fituar lirinë me kusht me vendim të Gjykatës së Fierit. Në një reagim për medie Beleri e ka quajtur politik vendimin e sotëm të gjykatës.
Më tej ai është shprehur se betejën ligjore lidhur me zgjedhjet në Himarë do të vazhdojë në Strasburg.
“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sepse pushteti ka vendosur që në këtë shtet të mos ketë zgjedhje. Në zgjedhjet e 14 Majit dola fitues, ndërsa ato të 4 Gushtit në të gjitha aspektet ishin të paligjshme. I paligjshëm ishte shkarkimi im, dekreti i presidentit dhe vendimi i kryeministrit që të implikojë të gjithë qeverinë, të gjithë shtetin dhe mafien për të fituar një palë zgjedhje në fshat.
Vendimi i Gjykatës së Fierit për lirimin e tij ka ardhur 6 javë para se ai të plotësonte kohën e plotë të dënimit. Fredi Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 Majit 2023”, tha Beleri.