Fitojmë nga Shqipëria një sipërfaqe detare sa Thesalia, mburret Kotzias

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Pas dorëheqjes dhe largimit nga posti i ministrit të Jashtëm, Niko Kotzias, ka nisur të flas pa rezerva diplomatike, kur vjen puna për arritjet e mëdha të tij në favor të Greqisë.

Dhe ajo për të cilën ish-ministri krenohet më shumë është marrëveshja në parim, që ka arritur me ministrin tonë të Jashtëm Ditmir Bushati për ndarjen e ujërave të detit Jon dhe veçanërisht, për zonat ku ka rezerva të jashtëzakonshme hidro-karburantesh.

Kështu në një prononcim për media vendase ai ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë, për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në detin Jon.

Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë, se me shpalljen e 12 miljeve det territorial, Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë.

“Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë  për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Eksluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë. Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare. Para kësaj kemi  bërë dy gjëra. Mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashe që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që ne fitojmë nga Korfuyzi deri në Antykithera”, deklaron plot krenari Kotzias.

Ish-ministri i Jashtëm pretendon se parimi i 12 miljeve  do të aplikohet edhe në Egje, por kjo gjë është kundërshtuar në mënyrë ultimative nga Turqia, ndërkohë që Tiranë zyrtare hesht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme