Fitojnë Llapi e Gjilani, Drenica e Feronikeli ndajnë pikët

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 18:52 | Nga

Në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës sot janë zhvilluar tri ndeshje.

Llapi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Ballkani, 0-3, transmeton Koha.net. Kurse si mysafir fitoi edhe Gjilani që me rezultat të ngushtë e mposhti KEK-un, 2-3.

E pikët i ndanë Drenica me Feronikelin që barazuan pa gola.

Për Llapin në këtë takim golat i shënuan, Zhdrella, që realizoi në minutën gjashtë, e dy golat e tjerë i shënoi sulmuesi Ahmet Januzi.

Në ndeshjen dramatike ndërmjet KEK-ut dhe Gjilanit ishin mysafirët që kaluan në epërsi duke shënuar në minutën dytë përmes Pepës.

Shifrat i barazoi Muhamet Rakovica në minutën e 24. E Gjilani arriti të kalojë sërish në epërsi përmes Trevis Caesar.

KEK-u barazoi më pas shifrat përmes Vigan Veliut në minutën e 67. E golin e fitores për Gjilanin e shënoi Perez duke shënuar në minutën e 86.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme