Fiton më në fund Llapi, Nava pret penalltinë në minutën e 93’

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

KF Llapi ka gjetur fitoren e parë pas pesë ndeshjeve në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur 2:1 KF Feronikelin në ‘Zahir Pajaziti’.

Heroi i Llapit në këtë ndeshje doli të jetë portieri italian, Nava, që priti penalltinë në minutën e 93’ të ndeshjes, për të mbajtur rezultat 2:1 në të mirë të skuadrës së Tahir Batatinës.

Ersil Ymeraj në minutën e 12’, i dha epërsinë Llapit, para se Ilir Berisha në minutën e 17’, të barazonte në 1:1.

Ishte Ersil Ymeras që shënoi edhe golin e dytë për Llapin, kur shënoi në minutën e 50’ për 2:1.

Të ngjashme