Një kandidat për Kongresin në Dakotën e Veriut, i cili muajin e kaluar ndërroi jetë nga koronavirusi, ka fituar në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.
Republikani David Andahl vdiq në moshën 55-vjeçare, por u zgjodh për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti.
Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.
“Ai e donte shumë vendin e tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët dhe sidomos industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.