Sa herë që kapim telefonat ose laptopët tanë, ne mund të ndihemi se përmbajtjet e shumta po na mbysin. Si ndodh kjo?
Kërkoni në Google termet si “si të’’, “çfarë është’’ ose “marketing në media sociale’’, dhe shikoni se si ekrani juaj vërshon nga listat nga një shumëllojshmëri burimesh. Përderisa jo të gjitha këto përmbajtje janë të këqija, është e vështirë të dini se cilës t’i besoni.
Informacionet e pasakta nuk janë gjithmonë faji i autorit: Interneti ndryshon aq shpejt sa që linqet burimore mund të zhduken; ose mund të ketë keqinterpretim të statistikave ose studimeve komplekse.
Mirëpo, nëse vendosni përmbajtje për biznesin tuaj për të cilat shpresoni se do të ndërtoni besim me audiencën tuaj, ju duhet të filloni të bëni më shumë kontrollime të fakteve sesa konkurrentët tuaj. Qëllimi është jo vetëm që të fitoni qarkullim; por të ndërtoni një marrëdhënie me konsumatorët.
Nëse ndiqni këta hapa, ajo marrëdhënie mund të zgjasë gjatë gjithë jetës.
Fokusohuni në zgjidhjen e problemeve së pari, dhe së dyti në fitimin e vizitorëve
Njëra prej gjërave më të mëdha në të cilën njerëzit humbasin qëllimin e përmbajtjes së tyre është se brengosen për tërheqjen e vizitorëve dhe injorojnë ofrimin e vlerave për ta.
Pas të gjithash, qëllimi nuk është vetëm të ju gjejnë; ju duhet t’i bëni që ata të kthehen. Mbani në mend: Biznesi juaj është për të zgjidhur një problem, e cila duhet të jetë teza juaj kur vendosni për tema në të cilat do të kontribuoni.
Kur bëhet fjala për këto tema, pyesni veten se cilat janë çështjet e zakonshme në industrinë tuaj. Nëse po kërkoni inspirim, nuk është ide e keqe të bëni një test në Google Trends, vetëm për të kontrolluar nëse ajo që dëshironi të shkruani nuk është shkruar disa herë deri më tani.
Për shembull, nëse keni një kompani të inteligjencës artificiale e cila ndihmon markat e modës me shitje, atëherë një artikull me titull ‘’Çfarë është Inteligjenca Artificiale’’? me siguri është publikuar 1,000 herë. Por… “Si po Ndryshon Inteligjenca Artificiale Industrinë e Modës’’ me siguri do ju fitojë shumë vizitorë.
Mbi të gjitha, detyra juaj është kuptoni se si marka juaj mund të prodhojë përmbajtje cilësore në vend se të bëjë të njëjtat gjëra si të tjerët.
Theksoni cilësinë mbi sasinë
Përderisa prodhoni një volum të lartë të përmbajtjes mund të jetë një strategji e mirë për të rritur rezultatet tuaja të SEO, por kjo mund të dëmtojë besimin që njerëzit vendosin në blogun tuaj. Besojeni ose jo, njerëzit kanë tendenca t’iu besojnë blogeve si burime primare të informacioneve: në fakt, bloget janë në vend të tretë për besueshmëri, pas familjes dhe shokëve.
Kjo është një përgjegjësi e madhe nëse po provoni të fitoni shikues të cilët marrin përmbajtjen tuaj seriozisht. Për këtë është e rëndësishme të prodhoni punë të cilësisë së lartë jo të sasisë së lartë.
Faktorët kryesorë në prodhimin e cilësisë së lartë janë të lidhura ngushtë me tjera përpjekje akademike: Merrni një temë, dërgoni një tezë duke mbështetur deklaratat, mbështeteni me kërkime të besueshme, rregulloni gramatikën dhe drejtshkrimin dhe jini konciz.
E di se kjo duket e thjeshtë, por do të befasoheshin nga numri i blogeve të cilat harrojnë praktikat standarde të shkrimit për të prodhuar shumë përmbajtje.
Qëndroni në përputhje
Askush nuk ka dëshirë të vizitojë një blog i cili ka një postim të mrekullueshëm para disa muajsh dhe nuk ka postuar më asgjë. Kjo ngjall pyetje si: ‘’Çfarë ndodhi me ta? Pse kanë ndaluar së shkruari’’? Dhe kjo mund të nënvlerësojë punën që tashmë e keni bërë, për shkak se audienca juaj nuk do të jetë e sigurt nëse jeni një burim i besueshëm.
Në vitin 2014, një sondazh i bërë nga Content Marketing Institute tregoi se 78 përqind e tregtarëve më efikasë B2B krijonin më shumë përmbajtje se sa një vit më parë. Nga grupi i anketuar, 91 përqind promovonin përpjekjet e tyre në media sociale dhe 62 përqind thanë se besonin se promovimi i përmbajtjes së tyre në LinkedIn po funksiononte, përderisa 50 përqind konsideronin Twitter si një mjet efikas.
Këta numra tregojnë faktin se konkurrenca do të jetë e vështirë: por duke vendosur një sistem për të krijuar, promovuar dhe përgjigjur, përpjekjet tuaja do të fitojnë famën e nevojshme për të arritur sukses.
Përdorni provën shoqërore
Ka shumë fuqi në provën shoqërore. Siç e përmendëm më lartë, njerëzit kanë më shumë gjasa t’iu besojnë rekomandimeve të dikujt që e njohin, e cila është arsyeja se pse prova shoqërore në përmbajtjen tuaj mund të ketë përparësi.
Kjo mund të përfshijë veprime si bashkëveprimet me udhëheqës të industrisë, dëshmi të konsumatorëve dhe njohje nga njerëzit e famshëm. Edhe përdorimi i vlerësimit të konsumatorëve mund të jetë i dobishëm; në një rast studimi të bërë nga Bazaar Voice për figleaf.com, grupi zbuloi se vlerësimet e konsumatorëve panë një rritje në seanca të shkëmbimeve në 12.5 përqind; produktet të cilat kishin 20 ose më shumë vlerësime kishin 83.85 përqind përqindje më të lartë të shkëmbimit se ata pa vlerësime.
Këto zbulime tregojnë se si kur është fjala tek prova shoqërore, edhe miratimi i dikujt mund të ketë ndikim të madh.
Shmangni temat ose titujt e zakonshëm
Njëri prej gabimeve më të mëdha që mund të bëni me përmbajtje është të shkruani temat e njëjta si të tjerët në industrinë tuaj. Siç e përmendëm më herët, postimi për tema të zakonshme mund të jetë i dobishëm nëse po kontribuoni në një bisedë më të madhe, por shkruajtja e përmbajtjes së rëndomtë dëmton markën tuaj.
Gjithmonë mbani në mend se perceptimi i markës është i rëndësishëm. Për të dalluar veten nga turma, përdorni një mjet si Buzzsumo, i cili do ju japë mundësinë të shihni se cilat tema në industrinë tuaj po kanë shpërndarje më të madhe. Merrni njërën prej temave më të famshme, dhe prodhoni përmbajtje të cilat janë unike por të cilat sulmojnë një problem të ngjashëm.
Investoni në markë
Marka nuk është vetëm logo, dizajni ose tregimi; është se si gjërat funksionojnë së bashku për të ndërtuar besim me konsumatorin. Siç ka treguar edhe agjencia digjitale “Huge”, ndërtimi i këtij besimi merr kohë, por duhet të jetë qëllimi kryesor i përmbajtjes tuaj. Mbani në mend besimet që keni të përbashkëta me konsumatorët tuaj dhe qëndroni në përputhje.
Vazhdoni bisedën në media sociale
Njëra prej gjërave më të mëdha që mund të bëni për të ndërtuar besim në përmbajtjen dhe markën tuaj është të angazhoheni direkt me audiencën tuaj në media sociale. Kjo ka të bëjë me më shumë se sa vetëm të thoni “sugjerim i mirë!” ose “Faleminderit!”. Ka të bëjë me një dialog ose me angazhimin në një forum të hapur.
Një shembull i shkëlqyer i dikujt i cili bën këtë është themeluesi i Nimble Jon Ferrara, i cili i përgjigjet çdo postimi në Twitter, gjithashtu edhe kontribuon në biseda personalisht.